Isufi tregon qendrimin e AAK’s për Demarkacionin, Haradinaj reagon kështu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’s, Ahmet Isufi, para deputetëve ka thanë se ky grup nuk e ndryshon qëndrimin për Demarkacionin dhe se atë e ka ba të ditun me kohë.

“Mbas raportit të fundit janë qartësue edhe ma shumë gjanat dhe na nuk kemi me votue”, ka thanë Isufi.

Mandej, shefi i tij i partisë, kryeministri Haradinaj ka thanë se e respekton secilin vendim të deputetëve të AAK’s, tue mos tregue se si kishte me votue ai po të ishte deputet.