Itali, humb jetën nga nji aksident rrugor eurodeputeti Buananno

Nji aksident automobilistik i ka marrë jetën eurodeputetit italian Gianluca Buananno, deputet i Lega Nord.

Simbas të dhanave paraprake, eurodeputeti ishte 50 vjeç dhe ka qenë tue ecë me kerrin e tij teksa asht përfshi në aksidentin që i mori jetën.

Eurodeputeti njihej për qëndrimet e tij kritike ndaj ISIS por edhe protestonte në Parlamentin Europian për çashtje të caktueme.

Eurodeputeti ishte shprehë edhe pro armëmbajtjes.