Itali: Ik shqiptari prej psikiatrie, e kërcënonte nanën se do ta digjte me benzinë

Policia italiane ka arrestue nji 27 vjeçar shqiptar, i cili kishte ik nga nji psikiatri ku ai ishte shtrue.

Mediat italiane shkruejnë se shqiptari me iniciale G.E., u kap derisa ishte tue ec i qetë në rrugët e Formias.

I riu shqiptar ishte largue nga qendra shëndetësore që prej 15 Majit.

Ai u arrestue ma mbas dhe u dërgue prap në qendrën shëndetësore, mbasi nji gjyqtar kishte thane se shqiptari kishte probleme dhe duhet me qëndrue në psikiatri.

Shqiptari ishte hospitalizue mbas nji grindje të dhunshme me nanën e tij, të cilën ai e kishte kërcënue se do ta digjte me benzinë.