Itali: Kapet me 20 kg cannabis, arrestohet shqiptari

Nji 44 vjeçar shqiptar në Venecia të Italisë u arrestue nga policia italiane, mbasi iu gjetën 20 kg cannabis.

Bahet fjalë për shtetasin Leonard Sheko, nji sipërmarrës me banim në San Dona di Piave.

Mediat italiane nuk e përjashtojnë mundësinë që shqiptari të ketë qenë nën vëzhgim mbasi ishte me precedent penalë.

I arrestuemi u dërgue në burgun “Borgo San Nicola” në Salento dhe tashma pritet vendosja e masës së sigurisë nga autoritetet vendase. /Shekulli/