Itali, riaktivizohet vullkani ma i frikshëm në Europë në malin Etna

Asht rizgjue në Etna të Italisë vullkani ma i frikshëm në Europë, tue nxjerrë në sipërfaqe llavë dhe flakë.

Siç shihni edhe në këtë foto të publikuem nga mediat italiane, vullkani në ishullin e Sicilisë asht riaktivizue, tue u ba kështu ma i rrezikshmi dhe ma aktivi në botë.

Por, kjo nuk asht hera e parë që vullkani në Etna shpërthen, ku përpara pesë muejve ai ka pasë nji shpërthim të fuqishëm, ku autoriteteve iu desht që me përdorë shumë mënyra për me ndalue llavën e tij.

Zona ku asht shfaqë ka afër edhe zona të banueme, çka për autoritetet asht nji problem shumë i madh.