Italia arreston 6 persona për terrorizëm islamik, donin me iu bashkue xhihadit n’Siri

Il lungo corteo di macchine che trasferisce in carcere i 12 arrestati nell'ambito dell'operazione contro la 'ndrangheta a Genova e in Liguria demoninata "Maglio", prima della conferenza stampa presso il comando Provinciale dei Carabinieri di Genova, questa mattina 27 giugno 2011 a Genova. ANSA/ LUCA ZENNARO

 

Akcioni kundërterrorizmit po kryhet në Lombardia dhe Piemonte

 

Nga investigimi i kryem nga njesia speciale italiane Ucigos dhe grupi per operacione speciale Ros, jane arrestue 6 persona per terrorizem xhihadist ne tre qytetet Lecco , Varese dhe Milano.

Ne oret e para te mengjesit te s’Ejtes, ka fillue akcioni i gjane, i cili po vazhdon ne provinca te ndryshme te Lombardise dhe Piemonte kunderterrorizmit dhe t’arrestuemit  jane  dergue ne mbajtje me akuzen per ‘pjesemarrje ne shoqatat per terrorizem internacional’.

Agenti dell'unità tiratori scelti della Polizia di Frontiera presidiano l'all'aeroporto di Fiumicino, Roma, 23 Gennaio 2015. ANSA/ TELENEWS

Investigimet e drejtueme ne bashkepunim me Prokurorine e Distriktit te Milanos dhe asaj Kombetare Antimafia dhe Antiterrorizmit, me njesite speciale Ros dhe Ucigos, dhe me policite lokale. Ata kane hetue nji cift maroken me shtetesi italiane dhe banore ne Lecco, te cilet po planifikonin me udhetue ne Siri me iu bashkue kalifatit. Qellimi i tyne ishte me udhetue bashke me femijet e tyne te moshes 2 dhe 4 vjec. Ciftit ish dashte me iu bashkue nji tjeter maroken 23 vjecar, banor ne Varese dhe vellau i nji luftetari te huej ne Siri te debuem nga Italia ne Kallnor te vitit 2015.
Keta te tre bashke ishin ne kontakt me Mohamed Koraichi, maroken 32 vjecar dhe me partneren e tij italiane, Alice Brignoli, 39 vjecare, te cilet jetonin ne Lecco dhe ishin konvertue n’islam ne vitin 2008, mirepo nga Frori i vitit 2015 ishin zhduke me femijet e tyne, per me u paraqite mandej ne grupin militant te Shtetit Islamik.

Edhe kryeministri italian Matteo Renzi e lavdon kete akcion kunderterrorizmit. kryeministriitalianitali

‘Akcioni i sotem kunder ekstremisteve ne veri asht shume i randesishem. Komplimente per ministrin e mbrojtjes, inteligjences dhe forcat policore te rendit’, shkruen ne Twitter, kryeministri Italian Matteo Renzi.