Italia don me i rrxue burgjet historike, për me i ba ato moderne

Italia don me i shite burgjet historike n’Rome, Milano e Napoli, ku janë ma shume se 3 mijë të burgosun, për me pague ndërtimin e burgjeve moderne, tha ministri italian i Drejtësisë Andrea Orlando.

Reuters tue e citue gazetën “La Repubblica.it”, shkruen se burgu “San Vittore” i Milanos, i ndërtuem në vitin 1879 që mban rreth 750 të burgosun; burgu “Regina Coeli” në Romë, i ndërtuem në vitet 1600 me ma shume se 600 të burgosun; dhe burgu “Poggioreale” në Napoli që asht prej 1914 me gati 2,000 të burgosun, munden me u konvertue në hotele apo banesat private.
Burgjet ndodhen ne qendër të qyteteve të tyne, ku “Regina Coeli” asht në lagjen popullore turistike të Romës – Trastevere.

Sistemi i mbipopulluem i burgjeve në Itali, i cili tani mban rreth 54 mijë të burgosun, ishte ndërtue mbajtë jo ma shumë se 50 mijë të burgosun.