Italia drejt referendumit, Renzi në rrezik

Gjykata italiane e Kasacionit deklaroi sot se ishin mbledhë nënshkrimet e mjaftueshme për me zhvillue nji referendum lidhun me nji reformë historike kushtetuese tue hapë kështu rrugën për votim, që ka me u mbajtë në gjysën e dytë të muejit Nandor të këtij viti, simbas nji analisti.

Gjykata me seli në Romë, verifikoi nji minimum prej 500 000 nënshkrimesh, që ishin mbledhë në favor të referendumit, para se qeveria të vendoste periudhën e votimit, rezultati i të cilit mundet me pasë nji ndikim te thellë në Itali dhe në pjesën tjetër të eurozonës.

Kabineti i kryeministritt italian, Matteo Renzi ka tash 60 ditë për me i sugjerue nji datë për referendumin presidentit, Sergio Mattarella, i cili duhet me shpallë atë zyrtarisht.

Kryeministri asht betue se nësë rezultati i referendumit asht negativ ai ka me u tërheqë nga politika.

Dita e votimit duhet me qenë e Diellë dhe të shpallet mbrenda 50 deri 70 ditësh nga marrja e vendimit.