Italia e gatshme me ndihmue proceset integruese n’Kosovë

isaaapino

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministren e Mbrojtjes të Italisë, Roberta Pinotti.

Gjatë takimit u bisedu për fuqizimin e vazhdueshëm të sektorit të sigurisë në Kosovë dhe rezultatet konkrete në këtë drejtim.

Fillimisht, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin e arritun në zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjor dhe proceset integruese euroatlantike.

Tue fol për sektorin e sigurisë, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Kosovës në përpjekjet globale kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.

Në këtë kontekst, kryeministri Isa Mustafa bani të ditun se falë veprimeve legjislative dhe operative të institucioneve të Kosovës janë arritë rezultate inkurajuese, tue veçue parandalimin e shkuemjes së njerëzve në luftat e hueja.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, vlerësoi naltë rolin e KFOR’it dhe trupave italiane në kuadër të saj, për Kosovën.

Ministrja e Mbrojtjes e Italisë, Roberta Pinotti, vlerësoi naltë progresin në Kosovë, me theks të posaçëm në sektorin e sigurisë.

Ministrja Pinotti, po ashtu, shprehu përkrahjen e Italisë për Kosovën.

 

isapinocet