Italia ndihmon Maqedoninë me 200 mijë euro

Ministria e punëve të jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar e Italisë, Drejtoria e përgjithshme për bashkëpunim dhe zhvillim përmes Federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysëhanës së Kuqe, ka miratue 200 mijë euro për Maqedoninë.

Qëllimi i këtij donacioni asht t’i jepet mbështetje aktiviteteve të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, për zbutjen e pasojave nga vërshimet në rrethinën e Shkupit, ka njoftue Ambasada italiane në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mjetet e ndame financiare kanë me kontribue për financim të aktiviteteve për ndihmë të parë të kryesueme nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë, si për shembull furnizim i produkteve ushqimore, ujit të pijshëm dhe mjete tjera primare siç janë ato higjienike, veshje, dyshekë, çarçafë, e të tjera, theksohet në njoftimin e ambasadës italiane në Shkup.