Italia në gjendje të randë, deri tash 160 viktima

Mija persona janë angazhue në operacionin e kërkim-shpëtimit gjatë natës, mbas serisë së tërmeteve të Mërkurën në Italinë qendrore.

Shumë njerëz besohet se ndodhen ende nën rrënoja, ndërsa ma tepër se 4300 persona po përdorin makineri apo edhe duert e tyne për të heqë rrënojat me shpresën për me gjetë ende njerëz të gjallë.

Numri i viktimave simbas zyrtarëve italianë asht ma tepër se 160, ndërsa 368 janë të plagosun, raporton BBC.

“Shumë prej viktimave janë fëmi”, ka deklarue Ministri italian i Shëndetësisë dhe friga asht se bilanci i viktimave ka me vazhdue me u rritë”.