Italia në zi, i jepet lamtumira viktimave të tërmetit

Rescuers work following an earthquake at Pescara del Tronto, central Italy. REUTERS/Remo Casilli

Italia asht në zi kombëtare për viktimat e tërmetit.

Paraditen e sotme kanë nisë homazhet dhe po përcillen për në banesën e fundit 35 viktimat e provincës Arquata del Tronto nji nga zonat ma të godituna nga tërmeti 6.2 ballë.

Gjatë ceremonisë që po zhvillohet ne palestrën e gjimnazit “Ascoli Piceno” asht i pranishëm presidenti Sergio Mattarella dhe kryeminsitri Matteo Renzi.

Ne ceremoni janë të pranishëm disa nga personalitetet ma të randësishëm të vendit.

Bilanci i të vdekunve nga tërmeti i 24 Gushtit rritet gradualisht. Kërkimet nën gërmadha vijojnë në mënyrë intensive dhe bilanci i viktimave randohet orë mbas orë tue arritë në 290 persona, ndërsa numri i të plagosunve në 388.