Italia nesër ditë zie, varrosen disa nga viktimat

Qeveria e Italisë e ka shpallë ditën e Shtunë, 27 Gushtin, ditë zie kombëtare. Flamuri trengjyrësh i shtetit italian ka me qenë në gjysështizë në të gjitha ndërtesat e institucioneve publike në vend.

Gjatë ditës së nesërme, zhvillohet edhe varrimi zyrtar për 49 viktima të tërmetit në komunën e Arkuata Del Trontos.

Ceremonia zyrtare e varrimit pritet të zhvillohet në orën 10:30 minuta në Askoli Piceno. Aty pritet të marrin pjesë presidenti i Italisë, Sergio Matarela dhe kryeministri Mateo Renzi.