Italia n’Referendum. A mundet me ndodhe nji Italexit?

italian-referendum-731484

Ditet e Unionit Europian jane te numerueme nese Italia ne referendum voton ashtu si nuk prietet.

Nese kryeministri italian Matteo Renzi mposhtet me pergjegjen e referendumit, kjo mundet me çue Italine drejt trazinave te reja sociale dhe kerkesave per me dale prej UE.

Nese referendumi i thote JO ndryshimeve kushtetuese ne Itali, per te cilat edhe po mbahet, atehere kjo pritet me damtue stabilitetin politik dhe koalicionin e deritashem ne Itali.

Ndersa, nese referendumi i thote PO ndryshimeve, atehere kjo perforcon pushtetin e koalicionit te deritashem dhe i jepe shtyse reformave ne kete vend.

Simbas kushtetutes italiane, çdo ligj i ri duhet me u aprovue edhe ne Dhomen e Deputeteve edhe ne Senat, gja qe po shkakton vonesa ne ligjshmenine e Italise.

Me 4 Dhetor, publiku italian ka me vendose a don me ndejt me kete menyre te miratimit te ligjeve, apo don me reformue kete proce legjislativ.

Kryeministri Renzi ka premtue se ka me dhane doreheqje dhe ka me lane politiken nese reformat kushtetuese nuk kane me kalue. Kjo u pa nga oponentet e tij si nji rast i gjetun per me e rrxue Renzin nga pushteti dhe me vazhdue me agjenda populiste qe e çojne Italine ne Italexit.