“Italia, objektivi i radhës i ISIS”

Ideja se herët a vonë ISIS ka me e sulmue Italinë ka qenë në mendjet e qytetarëve italianë për muej të tanë. Por, Shefi i Policisë së Italisë, Franco Gabrielli, tha në mënyrë të qartë se ky shqetësim ka arritë nji nivel krejtësisht të ndryshëm.

“Unë kam me folë drejt. Herët apo vonë na kemi me e pague këtë çmim, nuk ka dyshim. Asht e kotë me e rrejt vetveten. Vetëm shpresojmë se ka me qenë sa ma i përmbajtun të jetë e mundun, por jemi në rrezik“, tha Gabrielli në nji intervistë të botueme në gazetën italiane, “Il Giornale”.

Fjalët e tij mbështeten nga fakti se hetimet për të dyshemit besohen se lidhen me ISIS në Itali dhe kallxuen se ata ishin në fakt “gati për me zbatue sulme dhe për me vra njerëz”, siç shpjegoi Gabrielli.