Italia pshton 500 emigrantë në brigjet e Libisë

Marina italiane ka pshtue rreth 500 emigrantë në brigjet e Libisë të Hanën dhe ka gjetë trupat e gjashtë personave që kishin ra ne det.

Ekipet me dy anije patrulluese dhe dy helikopterë janë ende në kërkim për të mbijetuemit dhe viktimat e tjera, raporton “Reuters”.

Kriza ma e randë në Europë që nga Lufta e Dytë Botnore asht fokusue tashma në Itali, ku 115.000 njerëz kanë mbërri deri në fund të Gushtit, simbas agjencisë së refugjatëve të OKB’s (UNHCR).

“Numri i të vdekunve gjatë rrugës nga Afrika e Veriut në Itali asht rritë në 1 emigrantë për 42 kalime, në krahasim me nji emigrat në 52 kalime që ishte vitin e kaluem”, tha nji zadhënës i “UNHCR”.