Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, 50 milionë euro për rindërtimin e vendeve të shkatërrueme

Qeveria e Italisë ka shpallë gjendjen e jashtëzakonshme mbas tërmetit të 24 Gushtit, që deri në këto momente ka shkaktue 250 viktima.

Lajmi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme asht dhanë nga kryeministri italian, Mateo Renzi.

Ai tha se, qeveria ka lanë në dispozicion të zonave të prekuna nga tragjedia edhe nji fond prej 50 milionë eurosh.

Renzi theksoi se rindërtimi i komunave dhe kthimi aty i gjallnisë së jetës, asht prioritet i kabinetit të tij.