Italia vazhdon me perkahë Kosovën n’rrugën integruese

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e sapoemnuem të Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në angazhimin e tij diplomatik.

Veseli çmoi naltë kontributin e Italisë në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, ndërsa shfaqi besimin se bashkëpunimi dhe përkrahja italiane ndaj vendit tonë ka me vazhdue edhe në t’ardhmen.

Ambasadori italian, Piero Cristoforo Sardi, shprehu kënaqësinë që ka me drejtue misionin diplomatik të Italisë në Kosovë, tue shfaq shpresën që bashkëpunimi i konsoliduem midis Romës dhe Prishtinës zyrtare, ka me u forcue dhe zgjanue ende.

Ai konfirmoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit italian për Kosovën, si n’aspekte të zhvillimit të mbrendshëm, ashtu edhe n’integrimet euroatlantike.

 

2-veseliitaliani