Ivanov: Kemi me ba gjithçka me mbrojt Maqedonine

Kryetari i Maqedonisë mbas mbledhjes së Keshillit Kombëtar të Sigurisë tha se në kufijtë e Maqedonisë ku gravitojnë refugjatët nga vendet e luftës ka ndodh nji aksident ndaj të cilit ka vepru me matuni policia dhe ushtria.

“Republika jonë nuk asht anëtare e BE’s, as anëtare e NATO’s e as nuk asht në zonën Schengen dhe për këtë nuk mund të durojmë pasojat e politikës jo të barabartë të BE’s.

Nuk mundet që shtetet e BE’s të qendrojnë duerkryq dhe mos me u kujdes për emigrantët.

E vetmja gja që na kemi me ba asht se nuk kemi me leju shtim të numrit t’emigrantëve në kufinin tonë,” tha Ivanov mbas takimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Në këtë mbledhje pjesmarrës ishte kryetari i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski, kryetari i LSDM’s Zoran Zaev dhe përfaqësuesit e BDI dhe PDSH, Talat Xhaferri dhe Imer Aliu.