Ivanov i çon Pahor dhe Kitarovic n’kufi

ivanov-pahor-kitarovic

Mbas vendimit të mbramshëm skandaloz për falje të përgjithshme, presidenti Gjorgje Ivanov së bashku me presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Borut Pahor dhe Kolinda Grabar Kitarovic, sot do ta vizitojnë gurin kufitar 59 në kufinin Maqedoni-Greqi.

Ata do ta vizitojnë edhe qendrën transitore “Vinojug”, ku do të kenë takim me policët nga Sllovenia dhe Kroacia të cilët u ndihmojnë forcave të sigurisë të Maqedonisë në trajtimin e problemit me emigrantët dhe refugjatët.