Ivanov: Nëse s’e kisha ba amnistinë, ka pase rrezik me ndodh likuidime të liderëve politik

ivanov

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, vlerësoi se po të mos ishte paraqit me amnistinë, ka pase rrezik me ndodh likuidime fizike të liderëve politik.

“Kemi pasë paralajmërime edhe nga shërbimet e vendit edhe nga shërbimet e hueja se ka pasë rrezik për likuidim fizik të disa liderëve, konkretisht të dy liderëve politikë. Rreziku ka qenë konkret. Ata liderë janë njoftue për këtë rrezik”, tha Ivanov. /Lajm/