Ivanovic ban thirrje nga burgu: Qe çka thotë për Asociacionin

Ka shpërthyee përseri lideri i SDP’s, Oliver Ivanovic, me nji deklaratë që, nga burgu ua ka dërgue agjencisë serbe të lajmeve “Beta” dhe gazetës “Jedinstvo”, e cila botohet në veri të Mitrovicës, me anë të së cilës ka kërkue nga liderët serbë që vetë me formue “Zajednicën”, mbasi që, simbas tij, këtë nuk ka me ba Prishtina.

Kryetari i iniciativës qytetare “Serbia, Drejtësia, Demokracia”, Oliver Ivanovic, i cili asht tue mbajtë burgun prej 9 vjetësh, të cilin ja ka shqiptue Gjykata e EULEX’it “Për krime gjatë luftës mbi civilët shqiptarë”, u ka rekomandue liderëve serbë të veriut që me formue vetë “Zajednicën”, mbasi që, siç ka thanë ai, “kotë pritni Prishtinën që me pranue ‘Zajednicën”.

Simbas tij, pritjet që Prishtina me formue Bashkësinë e Komunave Serbe janë të kota, andaj ka porositë që hapin e parë për formimin e “Zajednicës” ta bajnë vetë serbët.