Ivanovic dhe të burgosunit tjerë serbë në veri hyjnë në grevë urie, kjo asht arsyeja

Të burgosunit në burgun e Mitrovicës së Veriut filluen nji grevë urie për shkak të tutës se edhe ata munden me u transferue në nji burg nga ana e jugut të lumit Ibër.

Ata kanë pretendue se nji gja e tillë kishte me i rrezikue të drejtat dhe sigurinë e tyne njerëzore, njofton mediumi serb Novosti.

Në mesin e të burgosunve që janë në grevë urie asht edhe udhëheqësi i Iniciativës qytetare SDP, Oliver Ivanovic, i cili asht tue pritë vendimin e Gjykatës së Apelit mbasi apeloi vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të Veriut.

Ai asht dënue me 9 vjet burg, nën akuzën për krime lufte ndaj shqiptarëve.