Ivica Dacic propozon ndamjen e Kosovës si ‘kompromis’

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic tha se ai kishte nji propozim kompromisi për ndamjen e asaj që i përket serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë me qëllim të normalizimit të marrëdhanieve dhe shmangies së konfliktit.
Dacic botoi nji artikull në gazetën shtetnore “Vecernje Novosti”, tue sugjerue që, për me shmang konfliktin e ardhshëm për Kosovën, ajo që i përket serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë duhet të ndahet, edhe pse ai nuk shpjegoi se çka do të thotë kjo në praktikë.

 

Ai tha se duhet m’u krijue nji Asociacion i Komunave serbe në jug të Kosovës, ngjashëm me atë që duhet m’u krijue në veriun kryesisht serb, nën marrëveshjen e ndërmjetësueme nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës.

Për me sigurue sigurinë e kishave ortodokse serbe në Kosovë, Dacic propozoi krijimin e “bashkësive të pamvanura monastike”, të cilat do të kishin njifarë shkalle të autonomisë territoriale.

Dacic propozoi ma tej se duhet të ketë “kompensim financiar për pronën private dhe shtetnore të uzurpueme”.

Presidenti serb, Aleksandar Vucic më 23 Korrik bani thirrje për nji “dialog të mbrendshëm” në Serbi rreth Kosovës, në mënyrë që të gjendet nji zgjidhje për çashtjen.