Izetbegovic i çon ‘selam’ Nikolic’it: S’kam çka me u sqarue para teje

Kryesuesi i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Baki Izetbegovie ka deklarue sot se nuk ka çka t’i sqarohet presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, për deklaratën e mahershme kur ai krahasonte presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, me Gadafin dhe Sadam Huseinin.

Izetbegovic ka pranue se ky krahasim nuk asht ma i miri, por ka shtue se kjo atij i ka ndodhë nji herë, kurse Nikolicit mija herë që të thotë nji fjalë të fortë”.

“Nëse unë kisha me fillue me pyetë Nikolicin se çka ka thanë në këto 25 vitet e fundit, lista kishte me qenë shumë e gjatë. Nuk duhet që liderët e shteteve t’i parashtrojnë pyetje njani-tjetrit. Për çfarë brengoset ai, Nikolic asht serb e kjo asht Bosnja. Dodiku dinë mirë të mbrohet vet”, ka thanë ai.

Nikolic sot ma herët gjatë ditës ka deklarue se Izetbegoviq ia ka borxh sqarimin e deklaratës me të cilën Dodikun e krahasonte me Gadafin.