Izolimi i Kosovës perfundon nesër!

izolimineser

Kosova perfundimisht ka plotësue të gjitha rekomandimet që Komisioni Europian ja kishte parashtrue në mënyrë që të fitojë liberalizimin e vizave.

Madje, vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashma asht i pashmangshëm.

Këtë lajm e ka konfirmue edhe vetë Komisioni Europian për gazetën “Zëri” përmes zyrtares së tyne për informim, Mina Andreeva.

“Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashma asht i pashmangshëm”, ka thanë Andreeva për “Zëri.info”, tue shtue se rekomandimet e nevojshme që ka pasë Kosova tashma janë plotësue.

Mbetet ende pikëpyetje nëse Kosova do të jetë pjesë e agjendës së ditës së Merkurë, kur ky Komision pritet që të japë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, edhe pse mediumet ndërkombëtare tashma kanë konfirmue 4 Majin si ditë kur Kosova pritet që të marrë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian.

“Agjenda e kolegjit për të Merkurën do të konfirmohet sot në mesditë”, ka thanë Andreeva.

Dje shumë i vendosun se çashtja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të ndodhë mbrenda ditëve ka qenë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ai ka thanë se Kosova ka zbatue tana kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave dhe se tanima kanë mbet çashtje orësh deri te finalizimi.