Izraeli nuk ka me njoftë pamvarësinë e Kosovës

Izraeli nuk ka me njoftë egzistimin e Kosovës si shtet i pamvarun.

Kështu së paku ka thanë ambasadorja e sapozgjedhun e Izraelit në Serbi, Alona Fisher, e cila përsëriti qëndrimin e shtetit të saj rreth mosnjohjes së shpalljes së pamvarësisë së Kosovës.

“Unë kam me thanë shumë qartë, qëndrimi ynë nuk ka ndryshue dhe ajo asht mosnjohja e Kosovës”, ka thanë Fisher për gazetën beogradase Blic, transmeton Telegrafi.

Përveç Izraelit, edhe pesë shtetet europiane, Sllovakia, Qipro, Greqia, Spanja dhe Rumania nuk e kanë njoftë shtetin e Kosovës.

Kujtojmë se, pamvarësinë e shtetit kosovar e kanë njoftë 111 shtete.