Ja djegin kerrin edhe Ismet Beqirit

Kerri i shefit të grupit parlamentar të LDK’s, Ismet Beqiri, asht djeg krejtësisht sot n’orët e para të mëngjesit.

Express ka siguru videon e momentit kur zjarrfikësit janë mundue me ndal zjarrin.
Kerri i tipit Passat ka qenë i parkueme para banesës së Beqirit në Prishtinë.

Besohej se djegia asht ba me benzinë, raporton Insajderi.

Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për me shue zjarrin dhe për të krye hetime.

Kerret deri tash i janë djeg, Familjes së ministrit Memli Krasniqi, zavendësministrit, Bajram Gecaj dhe asht tentu ti digjet e shefit të grupit parlamentar të PDK’s, Adem Grabovci.

 


Ismet Beqiri by GazetaExpress