Jablanovic: Me votue për FAK si me pështy mbi varrin e nji ushtari serb të vramë në Kosovë!

Ish ministri Aleksandar Jablanovic, tha se formimi i Forcave të Armatosuna të Kosovës (FAK), ka me mund me ndodh vetëm me ndryshimin e Kushtetutës se Kosovës, dhe se serbët nuk duhet dhe nuk kane me mbështet nji vendim të tillë.

Ai tha për “Novosti” se formimi i FAK’ut kishte me qenë rrugë në nji drejtim për popullin dhe shtetin serb.

“Tue u votue për ushtrinë e Kosovës, do të pështyhej mbi varrin e nji ushtuari dhe nji polici serb të vrame e të plagosun në Kosovë”, tha Jablanovic, tue iu përgjigje kërkesave të shpeshta të deputetëve kosovarë ndaj atyne serb në Kuvendin e Kosovës, për me mbështete formimin e FAK.

Ish-ministri i Kthimit në Qeverinë e Kosovës, theksoi se në Kosovë vazhdon me qene ende në fuqi Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB, sipas së cilës, formacioni i vetëm i armatosurn në Kosovë është KFOR me mundësi të kthimit të pjesëtarëve të ushtrisë serbe.