Jablanovic’in e përjashtojnë prej partisë

Në njoftimin për media të partisë së Aleksandar Vulinit thuhet se, Aleksandar Jablanovic nuk asht ma anëtar i partisë së tyne.

“Pokret Socialista” (Lëvizja Socialiste)ju ka ba sot thirrje serbëve të Kosovës që me votue për Listën Serbe e jo për ish shefin e listës serbe, Aleksandar Jablanovic, i cili para disa dite ka themelue parti të re, transmeton lajmi.net.

“’Pokret Socialista’ gjithmonë e kanë përkrahë dhe ka me përkrahë vetëm nji listë, pra listën serbe, listën e vetëm që e përkrah qeveria serbe, dhe të vetmen që në koordinim me qeverinë serbe punon në përmirësimin e jetës së serbeve të Kosovës,dhe në ruejtjen e shtetit tonë”, thuhet në njoftim, raporton Blic.rs.