Jahjaga dekreton ligjin e Prokurimit Publik, i cili asht kusht për liberalizimin e vizave

Presidentja e shtetit Atifete Jahjaga, ka ba të ditun se ka dekretue Ligjin e ri të Prokurimit Publik.

Miratimi i këtij ligji ka qenë njani prej kritereve për liberalizimin e vizave, e pos kësaj Jahjaga tha se ky ligj asht thelbësor dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuem.

“Sot dekretova Ligjin e ri për Prokurim Publik. Ky ligj i shumëpritur përpos që përbën një nga kriteret kryesore në procesin e liberalizimit të vizave, është gjithashtu thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Zbatimi i këtij ligji, i identifikuar si jetik në luftën kundër korrupsionit në Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsion dhe rekomandim i vazhdueshëm nga ky mekanizëm, do të sigurojë transparencën e domosdoshëm në procesin e prokurimit dhe do të mundësojë lansimin e prokurimit elektronik në Kosovë, për ta bërë tenderimin e parasë publike më transparent dhe konkurrencën e barabartë në treg”, shkruejti Jahjaga në Facebook.