Jahjaga nga UP: E kam pa nji shoqni që po e humb durimin nga nji klasë e pavëmendshme politike

Në nji fjalim të mbajtun para studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Presidentja Atifete Jahjaga në prag të dorëzimit të mandatit të saj, ka thanë se e ka pasë nderin me qenë Presidente e Kosovës për pesë vjet.

Jahjaga shtoi se gjatë mandatit të saj, e ka pa nji shoqni të lodhun që po e humb durimin nga nji klasë e pavëmendshme politike.

Simbas Presidentes, çelësi i suksesit për me rimëkambë Kosovës asht në duert e të rive.

Shumica e prindërve tuaj kanë refuzuar karriera premtuese që t’i bashkëngjiten rezistencën, të ndërprejnë ciklin e padurueshëm të dhunës. Kërkoj nga ju që çdo ditë derisa niseni në ligjërata të kujtoni këtë sakrificë sepse atëherë do ta kumtojmë dhe do ta kemi të qartë se çmimi ka kjo liri e jona”, iu drejtue Jahjaga studentëve.

Në këto 5 vite kam pasur nderin të jem presidente e juaja, kam parë nga afër disa fytyra të qytetarëve të Kosovës të pashëruara, të lodhur nga përplasjet e të etur për drejtësi. Herë pas here kam parë një Kosovë pesimiste. Kam parë një shoqëri që po humb durimin nga një klasë politike e pavëmendshme. Kam parë një Kosovë, ku një pjesë e qytetarëve duan të marrin rrugë të pakshim, të lodhur dhe të dëshpëruar se do të bëhet mirë”.

E për Jahjagën shoqnia po ngritet ndaj të keqes, që kane me luftue nepotizmin dhe se Kosova i kupton drejtë sfidat që shtrihen përpara.

“Kosova që synojmë nuk bëhet brenda natës. Ka qenë nderë dhe privilegj të jem presidentja juaj dhe ju përkulem përjetësisht”, tha Presidentja.