Jahjaga: Njohja e statusit të viktimave seksuale të luftës m’u ba tash!

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thanë se procesi i njohjes së statusit dhe verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë asht në rrugë të duhun.

Ajo përmes nji shkrimi në llogarinë e saj në ‘Facebook’ ka thanë se kjo duhet m’u ba tash sepse nuk ban të lejohen vonesa të tjera.

 

Ky asht shkrimi i plotë i Jahjagës:

 

Sot mora pjesë në një tryezë diskutimi të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Theksova se, pavarësisht pengesave që ka pasur në të kaluarën, procesi i njohjes së statusit dhe verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është në rrugë të duhur.

Tani, nuk bën të lejojmë vonesa të tjera. Çdo vonesë e mëtejmë do të riviktimizonte e do të ritraumatizonte viktimat.