Jahjaga: Nuk kam qenë n’aeroplan

Ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka thanë se nuk ka qenë n’aeroplanin që ka dalë nga pista në aeroportin “Adem Jashari”. Jahjaga ka shtue se megjithatë asht e lehtësueme që askush nuk asht lëndue.

Lexoni reagimin e plotë të Jahjagës:

Miq të dashun, dëshiroj t’ju njoftoj se unë nuk ndodhesha në aeroplanin që doli nga pista në aeroportin Adem Jashari. Jam shumë e lumtun dhe e lehtësueme që në këtë aksident nuk ka të lënduem. Faleminderit për kujdesin e miqve dhe familjarëve që ishin shqetësue nga ky lajm.