Jahjaga takim me Lunacek, e falenderon për punën e saj

Ish- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, njoftoi se sot e ka pas nji takim me zavendës-Presidenten e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, e cila i shprehu urimet e saj për heqjen e vizave për Kosovën.

Sot takova zëvendës-Presidenten e Parlamentit Evropian, miken time, zonjën Ulrike Lunacek e cila më uroi përzemërsisht rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, shkruejti Jahjag në llogarinë e saj në Facebook.

Jahjaga tha se e ka falenderue Lunacekun për mbështetjen e vazhdueshme që i ka ofrue Kosovës dhe rolin e vyem që e ka pase për me ba andrrën e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës realitet.

I shpreha falenderimin më të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka ofruar institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës në rrugën evropiane, si dhe për rolin e vyer që ka luajtur për ta bërë ëndrrën e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës, realitet”.