Jahjaga takon Mogherinin. Kjo asht tema e takimit!

jahjaga-mogherini

Presidentja në largim, Atifete Jahjaga e cila po qendron në Bruksel, asht prit në takim nga Përfaqësuesja e Naltë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, me të cilën ka diskutu për zhvillimet në Kosovë dhe përpjekjet e Kosovës për t’i thellu reformat politike dhe ekonomike në rrugën e saj drejt integrimeve europiane.

Presidentja Jahjaga ka falënderu Mogherinin për mbështetjen, angazhimin e saj dhe të Bashkimit Europian për forcimin e perspektivës europiane të Kosovës me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila tashma ka hy në fuqi.

Ajo theksoi nevojën që perspektiva e integrimit europian të forcohet edhe ma tutje me Kosovën dhe shtetet e tjera të rajonit si agjendë e cila siguron thellimin e reformave të mbrendshme në secilin vend dhe nxitë përmirësimin e marrëdhanieve për fqijësi të mirë.

Presidentja Jahjaga tha se Republika e Kosovës mbetet e përkushtueme për vazhdimin e procesit të dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhanieve mes dy shteteve si rrugë e vetme për të arritë paqe të qëndrueshme në rajon dhe për të përshpejtu integrimet euroatlantike të dyja vendeve.

 

2-jahjaga

 

3-jahjaga-mogherini

 

4-jahjagamogherini