Jahjaga uron Thaçin, i ofron bashkëpunim

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e ka urue Hashim Thaçin, tashma Presidentin e ri të Kosovës, për postin e fituem.
Jahjaga i ka ofrue Thaçit bashkëpunim të plotë, qysh shkruen ajo, për nji tranzicion të suksesshëm mes dy Presidentëve.

 

Shkrimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosoves, znj. Atifete Jahjaga i ka uruar z. Hashim Thaçi zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Presidentja Jahjaga i ofroi z. Thaçi bashkëpunimin e plotë për një tranzicion të suksesshëm mes dy presidentëve, në përputhje me Kushtetutën dhe normat demokratike të cilat do të forcojnë institucionet demokratike të Kosovës dhe do të kontribuojnë në konsolidimin demokratik të vendit.