Jakup Kastrati rrefen burgosjen nga UÇK! (video)

N’emisionin “Drejtësia në Kosovë” për vrasjen e Ramiz Hoxhës nga Bellanica e Malishevës në Tetor të vitit 1998, versionin e tij e ka thanë edhe njëri nga të ndaluemit e UÇK’s në atë kohë Jakup Kastrati, i cili ka rrëfye për burgosjen dhe lirimin e tij nga burgu.

“Në komunikatë i kemi tri shpifje, tri rrena të tyne, gjoja se kemi propagandue për dorëzimin e armëve, gjoja se në bashkëpunim me Agim Krasniqin, anëtar i kryesisë së LDK’s në bashkëpunim e kemi formue Policinë Speciale dhe gjoja se kemi qenë në lidhje me kolaboracionistë, të cilët ditë ma parë u ekzekutuen nga UÇK”, theksoi Kastrati për “Drejtësia në Kosovë”.

Kastrati, i cili ka qenë drejtues lokal i LDK’s në Malishevë, ka shtue së nuk di detajet për të ekzekutimin e Ramiz hoxhës dhe Selman Binishit vetëm tha se ka ndigjue fjalë të mira për ta.

“Vallahin kurrgja përveç që kemi ndigjue fjalë të mira”, theksoi Kastrati.

Në detaje të tjera DNK sjell rrëfimin e Jakup Kastratit dhe burgosjen e tij nga UÇK.

 

T