Jakup Krasniqi e ‘godet’ fort Isa Mustafën, qe pse!

Jakup Krasniqi i NISMA’s ka reague ndaj nji deklarate të kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, i cili ka kambëngul se nuk ka me lëshue pe ndaj opozitës dhe se zgjedhjet do të mbahen mbas dy viteve.

Krasniqi i asht përgjigj kësaj deklarate të Mustafës, tue thanë se kryeministri mund të mos i frigësohet opozitës, por Vucic’it.

Simbas Krasniqit, ai jo vetëm që ja ka frigën “por as për së gjalli nuk po ndihet”.

Frigë të njajtë, simbas Krasniqit, Mustafa ka edhe nga dosjet e dorëzueme në Prokurori ndaj tij.

Ky asht shenimi i plotë i Krasniqit n’Facebook:

PËR CDO DITË TUAJEN, MË SHUMË SERBI NË KOSOVË!

Mediat po shkruajnë se Isa Mustafa paska thënë: “Nuk lëshoj pe as nuk frikësohem. Zgjedhje sot dy vjet!”

Kur njeriu e thotë një fjalë që nuk ia ka kërkuar ndokush e as i ka thënë kush, është treguesi më i mirë i kompleksitetit që ai ka për frikën.

Ndoshta nuk i frikësohet opozitës, por Vuçiqit dhe dikujt tjetër, ai jo vetëm që ua ka frikën, por as për së gjalli nuk po ndihet! Nuk dihet sa ua ka frikën Dosjeve në Prokurori?!

Problemi nuk është kush se kur do mbahen zgjedhjet dhe sa do të zgjatë mandati i këtyre qeveritarëve!

Çështja është shumë më esenciale. Për çdo ditë të këtij kryeministri idhnak, Kosova do të ketë më pak integritet e sovranitet dhe Serbia do të ketë më shumë më shumë pushtet e sovranitet në Kosovë. Apo ndoshta për këto lëshime të një pas njëshme faji është i Dosjeve te frikshme?!

Kush nuk e vëren dhe nuk e sheh ketë, është më shumë së i verbër!

Shikim e mendim të kthjelltë mos të pres kush nga këta qeveritarë!