Jakup Krasniqi flet me bindje: PDK ka me humbë Drenasin

jakup krasniqi rrokum

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar i Nismës, ka thanë se zgjedhjet lokale në Drenas janë fillimi i ndryshimeve në tanë Kosovën.

Ai asht shprehë i bindun se Partia Demokratike e Kosovës ka me humbë këtë komunë në zgjedhjet e 4 Dhetorit “dhe se në Drenas ka me pasë ndryshime pozitive.”

“Era e ndryshimeve mendoj që ka ardhë, dhe po, po nis në Drenas,” ka shtue Krasniqi në emisionin Info Box të RTV Dukagjinit.

“Qytetarët e Drenasit kanë me qenë nji qeverisje ma ndryshe se që kanë pasë deri tash,” ka thanë ai.