Jakup Krasniqi ka nji mesazh për deputetët

jakup krasniqi rrokum

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thanë se nga ajo që po sheh, politika e Kosovës nuk asht tue i marrë masat e duhuna m’i dhanë vendit orientimin e duhun.

Statusi i tij:

Dy Marrëveshje të këqija
1. Marrëveshja për Demarkacionin kështu si është, është një e keqe e madhe për Republikën e Kosovës, por në ketë fatkeqësi mund të ketë vetëm një fat?! Fati është vetëm nëse Deputetët e Kuvendit të Kosovës i thonë Jo Ratifikimit të kësaj Marrëveshje.
2. Marrëveshja e dytë është më e keqe se e para dhe kjo është Marrëveshja e 19 prillit 2013 e arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila për çdo ditë të kaluar, shtetin e Kosovës po e bënë jo funksional. Ky jo funksionalitet, sigurisht jo vetëm me fajin e asaj marrëveshje, po e dërgon shtetin tonë drejtë falimentimit dhe ky fakt është tepër i dhimbshëm.
Nga kjo që po e shoh, politika e Kosovës nuk është duke i marrë masat e duhura për t’i dhënë vendit orientimin e duhur?! Kjo politikë që vendin e ka sjellë në ketë gjendje, vështirë që mund ta sjellë ndryshimin e duhur për kombin e shtetin.
Faji i këtyre marrëveshjeve të këqija është i adresuar të të dy qeveritë e kaluara.

Shperndaje në: