Jakup Krasniqi ka nji thirrje për Qeverinë

Jakup-Krasniqi

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka ba thirrje me u ndërpre procesi i dialogut në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Krasniqi ka vlerësue se ky dialog asht përmendorja e turpit dhe, simbas tij, ata që e kanë udhëheqë këtë proces duhet duhet me u tërhekë, mbasi i kanë ofrue favore Serbisë, tue e ba hisetare të sovranitetit.

Ai ka thanë për “Epokën e re” se koalicioni qeverisës duhet me heqë dorë nga marrëveshjet e arrituna në Bruksel dhe nga marrëveshja për Demarkacion pa i dërgue në Kuvend.