Jakup Krasniqi: Linçimi ndaj Azem Sylës – i padrejtë

krasniqi-lajmet

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, sot Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi, gjatë nji interviste në edicionin qendor të lajmeve në Televizionin Rrokum, e ka quejt të padrejtë linçimin që, simbas tij, po i bahet ish-deputetit të PDK’s, Azem Syla.

Ai i kërkoi politikës me heshtë, për me ua lanë vendin profesionistëve.

Simbas Krasniqit, nuk asht dasht që Presidenti e Shefi i Kuvendit me mbështetë aksione të tilla, ashtu si janë deklarue.
Megjithatë, Krasniqi nuk beson se Azem Syla asht fajtor, mirëpo i mbetet drejtësisë me vendosë për këtë çashtje.