Jakup Krasniqi: Qe çka biseduem me Albin Kurtin

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, e ka konfirmue takimin e tij para pak çastesh të zhvilluem me ish-liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në nji lokal afër selisë së VV.

Ai tha, për lajmi.net se, takimi në fjalë ka qenë i caktuem ma herët, ndërkaq bani të ditun se asht bisedue rreth situatës së krijueme politike.

“Kam pi kafe me Hydën e Albinin. Takimi ka qenë i caktuem ma herët. Asht bosedue për situatën e krijueme poltike”, asht shprehë ai.

I pyetun nëse asht diskutue për ndonji koalicion të mundshëm mbaszgjedhor, Krasniqi nuk e mohoi nji gja të tillë.

“Natyrisht që po, por jo diçka konkrete”, shtoi ai. Ish-kryetari i Kuvendit, gjithashtu mohoi se partia e tij mundet me braktisë PDK’n dhe AAK’n, me të cilët aktualisht asht në koalicion.