Jakup Krasniqi tregon kush janë fajtorë për bllokimin e institucioneve

Jakup-Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, thotë se të gjithë i kanë kontribue bllokimit, ani pse deklarativisht e thojnë të kundërten.

Simbas tij, hapi i parë pa të cilin nuk shkohet përpara asht zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

“Në rrethanat e krijueme, kur të gjithë janë për zhbllokim (deklarativisht), e të gjithë i kanë kontribue bllokimit, nuk asht lehtë të jepet mendim racional. Natyrisht hapi i parë pa të ciliin nuk shkohet përpara asht zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, ashtu siç thuhet në Kushtetutë”, ka thanë Krasniqi në nji bisedë për Indeksonline.

Simbas tij, pa u zgjedhe kryetari, procedurat tjera nuk munden me ecë.

“Mbas kësaj fillon me ecë koha, fillimisht duhet me u votue për Qeverinë, së pari votohet për mandatarin e PAN’it, nëse ky nuk i merr votat atëherë votohet për kandidatin që dëshmon se i ka 61 nënshkrime të deputetëve. Kuptohet, pa u zgjedhe kryetari i Kuvendit, procedurat tjetra nuk ecin.”, ka shtue ai.