“Jam ISIS, kam me ju vra krejtve”, arrestohet 21 vjeçari shqiptar

Policia italiane e qytetit të Riminit ka arrestue nji 21 vjeçar shqiptar rezident në këtë provincë me akuzën e popagandës së ISIS e rezistencë ndaj forcave të rendit.

21-vjeçari shqiptar asht ndalue në banesën e nji miku të tij, i cili ishte në kushtet e nji arresti shtëpiak.

Kërkesës së forcave italiane të rendit për t’i kontrollue dokumentet, 21-vjeçari shqiptar i asht përgjigjë tue shtrëngue në duer nji medaljon të shkruem në gjuhën arabe e me thirrje që himnizonin propagandën e ISIS.

“Jam i ISIS”, ka thirrë shqiptari, tue shtue: “Kam me ju vra krejtve”.

Mandej i riu shqiptar tue përdorë nji çelës anglez i asht kundërvu policëve italianë, tue plagosë lehtë njanin prej tyne.

Ndaj shtetasit shqiptar asht lëshue urdhni i arrestit me burg deri në pritje të procesit gjyqësor, i cili zhvillohet me datë 28 Shtator 2016.