Janë ba17 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës, ende nuk asht denue askush

Janë ba 17 vite nga momenti ma famëkeq për 150 të burgosunit në Burgun e Dubravës, të cilët janë vra nga gjuejtjet e aeroplanëve të NATO’s.

Tue mendue se aty ishte nji nga caqet e ushtrisë serbe, forcat ajrore të NATO’s kanë bombardue burgun, që ishte i mbushun me shqiptarë, që ishin vendosë me qëllim nga serbët.

Ky skenar i pushtuesit serb zgjati deri me 22 Maj, kur NATO e kuptoi se aty nuk ishin forcat serbe, por të burgosunit shqiptarë.

Përveç 150 viktimave, në këtë burg ishin të plagosun edhe 300 të tjerë.

Për këtë krim të bamë 17 vjet ma parë nuk asht dënue askush, ndërsa kanë mungue edhe hetimet nga institucionet e vendit.