Janë gjetë 3 femijët e humbun në Vushtrri

policee

Tre femijët nga fshati Pantinë i Vushtrrisë, për të cilët nana e tyne kishte raportu në polici se janë zhduk nga e Hana, tashma janë gjetë.

Këtë e ka konfirmu për Indeksonline zadhanësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili ka thanë se femijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Para gjysë orë janë gjet tre fëmijët e humbun. Ata janë gjet në qytet, në Vushtrri dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thanë Zaiti.

Ai theksoi se femijët janë të moshave 12 deri në 18 vjet, dhe se tashma janë kthye në shtëpi në Pantinë.

“Ata gjatë natës kanë fjet në nji barakë në qytet, e cila ma parë ishte e banueshme, mirëpo tash nuk asht e banueshme. Ata kur i ka zanë nata, nuk kanë mund të kthehen në shtëpi në fshat dhe kanë fjet aty”, ka thanë tutje Zaiti.

Kujtojmë se policia kishte raportu se dje nana e tyne nga fshati Pantinë e Komunës së Vushtrrisë, ka njoftu se tre femijët e saj – dy femna e nji mashkull, që të tre të mitun, nga data 4 Prill janë largu nga shtëpia dhe nuk janë kthy ma.