Janë gjetë eshtra të tjera n’oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit (Foto)

Dje kanë vazhdue kërkimet në katundin Zajaz të Kërçovës dhe janë gjetë eshtra të tjera dhe për fat të keq asht konstatue nga mjekësia ligjore që viktimat e varrezës masive janë djegë.

Prokuroria Themelore Publike ka hapë rast hetimor, ndërsa këtë gja zyrtarisht e kanë konfirmue edhe nga Ministria e Punëve të Mbrendshme.

Ndërkohë, para disa ditësh, në këtë katund në oborrin e shtëpisë së kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, asht zbulue nji, siç cilësohet, varrezë masive me mbetje mortore.

Zhvarrosja e tyne ka fillue, deri sa janë nxjerrë disa prej eshtrave të gjetuna, të cilat kanë me u dërgue për ekspertizë të matejshme në institutin e mjekësisë ligjore.

3-201 4-135_1476260692-1577604 6-84