Janë gjetë mbetjet e avionit EgyptAir

Mbetjet e aeroplanit EgyptAir, i cili asht zhdukë muejin e kaluem në Detin Mesdhe, janë gjetë.

Hetuesit egjiptianë thanë se “disa lokacione kryesore” janë identifikue.

Fluturimi MS804 asht rrxue me 19 Maj, me 66 veta në bord. Avioni Airbus 320 ka qenë tue udhëtue nga Parisi për në Cairo.

Shkaku i fatkeqësisë mbetet ende i paqartë, ndërsa zbulimi i rrënojave vjen dy javë mbasi nji anije e marinës franceze ka kapë sinjalet e njanës prej kutive të zeza të avionit, që përmban të dhanat e fluturimit.